SHBA/ Bizneset blindojnë dyqanet e tyre, parashikojnë trazira dhe dhunë pas zgjedhjeve

SHBA/ Bizneset blindojnë dyqanet e tyre, parashikojnë trazira dhe dhunë pas zgjedhjeve

11:01, 03/11/2020

 

Në SHBA po  mbahen zgjedhjet presidenciale të cilët janë cilësuar si më të rëndësishmet në historinë e Amerikës.
Po përveç ditës së zgjedhjeve ka rënë në sy edhe një ngjarje e pazakontë ku të gjithë bizneset në rrugët më të rëndësishme të New Yorkut, Washington dhe shumë qytete të tjera janë mbyllur dhe siguruar pasi pritet të shpërthejnë trazirat pas zgjedhjeve.
 Përgatitjet vijnë vetëm disa muaj pasi shumë biznese u goditën nga plaçkitësit në demonstratat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd nga policia.
Shitësit me pakicë Saks 5th Avenue, Nordstrom dhe zinxhiri i farmacisë CVS ishin ndër firmat më të mëdha që morën masa paraprake.
Sidoqoftë, indekset kryesore amerikane u mbyllën më lartë të hënën , duke e përmbysur kursin pas rënies së madhe javën e kaluar
Në vitin 2000, kur një luftë për rinumërimin në Florida ngriti pasiguri në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, tregjet financiare u rrënuan me rreth 5%, tha Brian Gardner, shefi strateg i politikës në Uashington në bankën e investimeve Stifel.
Më shumë se 96 milion amerikanë kanë hedhur tashmë votat e tyre në votimet e hershme, duke e vendosur vendin në kursin e pjesëmarrjes më të lartë në një shekull.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco