Macron: Europa në zi, jemi përkrah Austrisë

Macron: Europa në zi, jemi përkrah Austrisë

10:04, 03/11/2020

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë, duke thënë se Evropa është në zi pas këtij sulmi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Macron u shpreh se Franca është e gatshme të ndihmojë Austrinë.

Evropa është në zi. Njëri nga tanët është goditur rëndë nga terrorizmi islamik. Ne jemi me familjet e viktimave dhe ndjejmë të njëjtën dhimbje me ata. Franca është përkrah Austrisë dhe e gatshme t’i dalë në ndihmë”, ka shkruar Macron.

 Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një persona që është ekzekutuar ndërsa janë arrestuar edhe disa të tjerë si të lidhur me ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco