Shpresa vdes gjithmonë e fundit: Një tjetër vogëlushe nxirret nga rrënojat pas 91 orësh

Shpresa vdes gjithmonë e fundit: Një tjetër vogëlushe nxirret nga rrënojat pas 91 orësh

09:56, 03/11/2020

Megjithëse shpresat për të mbijetuarit të tërmetit katastrofik në Turqi janë shuar, ekipet e shpëtimit ende nuk mund të besojnë në mrekullinë e ditës së sotme, ata arritën të nxirrnin nga rrënojat një vajzë katër- vjeçare, Ayda Gezgin.

Sipas mediave vendase vogëlushja është nxjerrë gjallë.

Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së Izmirit, qyteti më i madh i Turqisë, Tun Soye, tha se ekipet e shpëtimit kishin arritur ta nxirrnin vogëlushen nga rrënojat .

Dje, ekipet e shpëtimit shpëtuan të gjallë dhe dy fëmijë të tjerë: një vajzë tre vjeç dhe një 14 vjeç .

Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës i së premtes në Egje është rritur në 100.

 150 persona të plagosur janë ende duke u trajtuar në spitale, tha sot Agjencia Turke e Mbrojtjes Civile.

Në tërësi, janë një mijë të plagosur nga tërmeti shkatërrues që goditi Dodekanezen, Samosin dhe Turqinë perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco