Papa ekspozohet ndaj Covid-19/ U takua ballë për ballë me diplomatin e Vatikanit i cili doli pozitiv

Papa ekspozohet ndaj Covid-19/ U takua ballë për ballë me diplomatin e Vatikanit i cili doli pozitiv

17:53, 23/10/2020

Papa Françesku është paralajmëruar për një ekspozim të mundshëm ndaj Covid-19, pasi një diplomat i Vatikanit ishte infektuar me virusin, njoftoi media Australiane të premten.

Kryepeshkopi Adolfo Tito Yllana, ambasadori i Selisë së Shenjtë në Australi, pati një takim ballë për ballë me Francis në Vatikan në 6 Tetor, më pak se dy javë para se të dilte pozitiv ndaj Covid-19 në Australi, njoftoi Nine News.

Autoritetet Australiane thonë se një diplomat i cili fluturoi në Sidnei më 9 tetor ishte testuar pozitiv me koronavirus. Ata nuk do ta zbulojnë identitetin e diplomatit.

Diplomati doli pozitiv 10 ditë pasi filloi karantinën në shtëpinë e tij në kryeqytetin kombëtar Canberra, tha Departamenti i Shëndetit i Territorit të Kryeqytetit Australian në një deklaratë./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco