Australia shpëton 25 balena të ngecura në rërë, operacioni vazhdon

Australia shpëton 25 balena të ngecura në rërë, operacioni vazhdon

13:36, 22/09/2020

Sidney - Ekipet e shpëtimit çliruan të martën 25 balena që ngecën në një rërë në bregun e largët perëndimor të Tasmanisë, një nga ngjarjet më të këqija për Australinë dhe shpresohet që të shpëtohen më shumë në ditët në vijim.

Shkencëtarët pranë qeverisë thanë se rreth 90 nga 270 balenat kanë ngordhur që kur u pane të hënën nga ajri në ujërat e cekëta në vijën e thyer bregdetare.

Pamjet treguan një numër të madh të kafshëve të mbetura në një rrip rëre të gjerë në Macquarie Harbour, rreth 200 km (120 milje) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit Hobart, ndërsa të tjerat përpëliteshin në ujë pak më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco