Lukashenko i shtrin dorën Rusisë, më furnizoni me arsenal të ri armësh

Lukashenko i shtrin dorën Rusisë, më furnizoni me arsenal të ri armësh

15:27, 16/09/2020

Udhëheqësi Bjellorus Alexander Alexander Lukashenko tha të mërkurën se i kishte kërkuar Presidentit rus Vladimir Putin të furnizonte Bjellorusinë me disa lloje armësh, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore Belta.

Lukashenko, i cili përballet me protesta masive në vend pas zgjedhjeve presidenciale për të cilën demonstruesit thonë se ishin të manipuluar, njoftoi gjithashtu se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbaheshin sapo vendi të miratojë një kushtetutë të re.

Komentet e tij vijnë pas një takim midis Putin dhe Lukashenko në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit në fillim të kësaj jave.

BE ka vendosur të miratojë një rezolutë ku ngrihen të gjitha asetet ekonomike të zyrtarëve më të lartë në Bjellorusi, rezoluta e cila momentalisht po mbahet peng nga Greqia dhe Qipro pasi kërkojnë të miratohet një rezolutë e njëjtë edhe për zyrtarët e Turqisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco