‘Piranjat’/ Programi i famshëm investigativ kthehet sonte në SYRI TV

‘Piranjat’/ Programi i famshëm investigativ kthehet sonte në SYRI TV

11:13, 10/03/2023

‘Piranjat Show’, një nga programet investigative më të ndjekur e më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë kufijve, rikthehet me sezonin e tretë, tashmë në Syri TV.

Premiera në Syri TV është këtë të premte, në orën 21:00, dhe në episodin e parë Florian Binaj do të prezantojë skenografinë e re dhe partneren e re misterioze në program.

Në këtë sezon, përveç investigimeve, do të vijnë dhe shumë kamera të fshehta me personazhe publikë, duke nisur që në episodin e parë me shakanë e kameras së fshehtë ndaj aktores Anna Lika.

Një format i përshtatur sipas modelit të ‘Le Iene’ të kanalit italian Italia1, në dy sezonet e veta të para, Piranjat solli një freski dhe një risi në ndjekjen e problematikave sociale, abuzimit e korrupsionit, duke arritur një agregat prej miliona shikimeve në YouTube dhe mijëra komente.

Në fjalët e vetë Florian Binajt, tanimë Piranjat dolën nga akuariumi i vjetër, në oqean.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco