FOTO/ Dhimitër Anagnosti shpallet krenaria e Vunoi

FOTO/ Dhimitër Anagnosti shpallet krenaria e Vunoi

21:27, 09/03/2023

Mjeshtri i madh i filmit, Dhimitër Anagnosti është shpallur krenaria e Vunoi.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, që i ka kushtuar edhe një mesazh në rrjetin social në Facebook.

Mesazhi i Petrit Vasilit:

Jetë të gjatë mjeshtër i filmit dhe i fjalës!

I privilegjuar të merrja në pjesë në kremtimin e 85 vjetorit të lindjes së të madhit Dhimitër Anagnosti, të organizuar nga Shoqata Vunoi.

Mjeshtrit të jashtëzakonshëm të kinemasë, por edhe i fjalës së gdhendur artistike.

Krenarisë së Vunoit.

Atij që përjetësoi si askush tjetër gurët e fshatit tonë të zemrës Vunoit.

Jetë të gjatë bregas me zemër të madhe sa Joni dhe madhështi sa Mjegulloshi mali mbrojtës i fshatit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco