MTV zhduk çmimin ‘Michael Jackson’

MTV zhduk çmimin ‘Michael Jackson’

08:04, 31/07/2019

Muzika që ka lënë pas, çmimet e rëndësishme, si dhe lëvizjet ikonike, mesa duket nuk kanë më fuqinë për të mbrojtur mbretin e popit.

Pasi i kthyen shpinën mediat, portalet dhe radiot, tashmë edhe MTV është kundër Michael Jackson dhe po mendon ta riemërtojë çmimin ‘Michael Jackson’ në ‘Video Vanguard Award’. Kjo për shkak të akuzave të bëra kundër yllit të ndjerë të popit në dokumentarin kontrovers ‘Leaving Neverland’. Dilema vjen për faktin se ka polemika nëse artistët do ta pranojnë apo jo të marrin çmimin që mban emrin e Jackson.

Eventi më i madh i çmimeve në industrinë e muzikës do të mbahet më 26 Gusht. Drejtuesit e tij janë në diskutime, për të gjetur një mënyrë sesi do të prezantohet çmimi dhe se kush do ta dorëzojë atë.

Ylli i ndjerë i popit u nderua me ‘Vanguard Award’ në vitin 1988, ndërsa MTV e riemërtoi atë për nder të tij në vitin 1991.

Kanë kaluar gjashtë muaj, që nga lançimi i dokumentarit, ku dy meshkuj pretendojnë se Jackson i kishte keqtrajtuar kur ishin fëmijë. Lajmet u hodhën poshtë nga familja e mbretit të popit, madje ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër rrjetit televiziv amerikan, që e publikoi atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco