'Avatar 2' do të vijë së shpejti, zbulohet titulli dhe data e lançimit

'Avatar 2' do të vijë së shpejti, zbulohet titulli dhe data e lançimit

18:32, 28/04/2022

Kur bëhet fjalë për disa nga filmat më të suksesshëm ndonjëherë, është e pamundur të mos përmendësh “Avatar”-in.

Në fund të fundit, “Avatar”-i është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe vazhdon ende të shitet në mbarë botën.

Duke qenë se “Avatar”-i u publikua në vitin 2009, njerëzit  kanë pritur për një kohë të gjatë që të dilte një tjetër film lidhur me “Avatar”-in.

Por pritjes pothuajse i ka ardhur fundi, pasi “Avatar 2” më në fund është vendosur të lançohet më 16 dhjetor 2022, me “Avatar 3” të planifikuar të dalë në 20 dhjetor 2024. Vazhdimet e mëvonshme do të pasojnë çdo dy vjet deri në “Avatar 5”.

“Avatar 2” do të quhet “Avatar: The Way of Water”.

Gjatë eventit “CinemaCon 2022”, Disney më në fund shfaqi një trailer për pjesën e dytë të “Avatar”-it, ndërsa gjithashtu zbuloi zyrtarisht titullin e tij si “Avatar: The Way of Water”.

Vetë traileri iu zbulua audiencës së “CinemaCon” në 3D dhe producenti Jon Landau ofroi informacione më konkrete mbi vazhdimet dhe planet e tyre për trajtimin e tregimeve për secilën.

Me sa duket, çdo vazhdim i “Avatar” do të përqendrohet rreth protagonistëve Jake Sully (Sam Worthington) dhe familjes së Neytirit (Zoe Saldana).

Megjithatë, Landau premtoi se çdo film do të ndihet si pjesë e sagës që është “Avatar” dhe se qëllimi i tyre është të ofrojnë një përvojë filmash që shikuesit nuk do të mund ta arrijnë diku tjetër.

Gjithashtu, u zbulua se çdo film “Avatar” do të dalë fillimisht vetëm në kinema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco