Napoli në zi, shuhet ish-kapiteni që transferoi Maradonën në Itali

Napoli në zi, shuhet ish-kapiteni që transferoi Maradonën në Itali

12:48, 13/12/2023

Napoli në zi për shkak të vdekjes së Antonio Julianos, ish-futbollist dhe drejtues i klubit italian, i ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin e tij të dashur gjatë viteve 1962-1978, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976).

Antonio Juliano ishte i vetmi ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B, ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë, duke fituar Europianin e vitit 1968 me të kaltrit dhe duke u shpallur nënkampion bote dy vite më vonë në Botërorin e Meksikës.

Më pas nisi karriera si drejtues sportiv i klubit të zemrës.

Juliano ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradonës nga Barcelona në vitin 1984.

Verë ku filloi një nga romancat më emocionuese dhe të paharrueshme në lojën më të bukur me top.

“Një nga ditët më të këqija në historinë e klubit dhe tifozëve tanë”, lexohet në faqen zyrtare të kampionëve në fuqi të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco