E bujshme! De Gea drejt kthimit në Premier League

E bujshme! De Gea drejt kthimit në Premier League

09:35, 05/12/2023

 

Brenda pak ditësh Davide De Gea mund të rikthehet në fushat e Premier League. Portieri spanjoll, ende një agjent i lirë pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Manchester United verën e kaluar pasi i la vendin Andrè Onana në Old Trafford, do të kishte përfunduar në shenjestren e Newcastle-it të drejtuar nga Eddie Howe.

Siç raporton Daily Mail, në fakt, portieri 33-vjeçar do të ishte ideja e fundit e Magpies për të zëvendësuar Nick Pope, portierin që dëmtoi shpatullën dhe ka të ngjarë të mungojë për 4-5 muajt e ardhshëm.

Martin Dubravka dhe Loris Karius, dy portierët e tjerë tashmë në skuadrën e klubit, duket se nuk e bindin mjaftueshëm trajnerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco