‘A lejohet pirja e duhanit atje?’/ Kushti i Sarrit për të shkuar trajner në Arabinë Saudite

‘A lejohet pirja e duhanit atje?’/ Kushti i Sarrit për të shkuar trajner në Arabinë Saudite

19:34, 24/11/2023

Trajneri i njohur italian i futbollit, Maurizio Sarri, ka komentuar në mënyrë interesante largimin e tij të mundshëm në Arabinë Saudite.

Trajnerë të shumtë evropianë kanë marrë oferta nga Arabia Saudite gjatë vitit të fundit dhe për këtë ka folur edhe Sarri.

Ai u interesua menjëherë për të ditur nëse pirja e duhanit ishte e ndaluar atje për shkak të ligjeve strikte.

“Arabia Saudite, mund të pini duhan atje?”, pyeti Sarri dhe pas përgjigjes pohuese që mori nga gazetari, tha: “Atëherë do të shohim”.

Ai komentoi edhe periudhën e kaluar te Chelsea, duke pranuar se largimi nga Liga Premier dhe kthimi në Itali ishte një gabim.

“Te Chelsea ishte sfiduese për mua të zhytesha në një klub pa një drejtor sportiv, ku asnjë trajner nuk mund të zgjasë më shumë se dy vjet. Por në muajt e fundit jam kënaqur dhe kam gabuar që doja të largohesha. Të punosh në Ligën Premier është diçka unike. Rikthimi në Itali ishte një gabim”, tha Sarri.

Pozita e Sarrit si trajner i Lazios momentalisht është në ‘kërcënim’ serioz për shkak se klubi që udhëheq e ka nisur keq sezonin në Serie A.

Aktualisht, Lazio gjendet në pozitën e dhjetë në Serie A me 17 pikë të grumbulluara pas 12 xhirosh të zhvilluara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco