‘Air Albania’ pret një tjetër ndeshje të Conference League, hap dyert për Ballkani-Plzen

‘Air Albania’ pret një tjetër ndeshje të Conference League, hap dyert për Ballkani-Plzen

18:56, 24/11/2023

“Air Albania” bëhet shtëpia e re e Ballkanit. Skuadra nga Suhareka do të luajë në impiantin modern të Tiranës ndeshjen e raundit të katërt në grupet e Conference League” kundër Viktoria Plzen.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një dëshirë të kampionëve në fuqi të Kosovës, por për një vendim të UEFA-s.

Përfaqësuesit e qeverisë së futbollit europian që kanë inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri” kanë konstatuar se terreni i këtij impianti është dëmtuar deri në atë masë sa nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje të këtij niveli.

Zgjidhja në këtë rast ka ardhur nga Shqipëria. Është vendosur që kjo ndeshje, e programuar për t’u zhvilluar më 30 nëntor, do të luhet në “Air Albania”.

Ndoshta stadiumi modern i Shqipërisë do t’i sjellë fat Ballkanit të Ilir Dajës, pasi përveç terrenit të mirë, mund të ofrojë një atmosferë të zjarrtë edhe nga tifozët, jo vetëm nga Suhareka, por edhe nga Shqipëria.

Kujtojmë që Ballkani renditet në vendin e tretë me 4 pikë, aq sa ka grumbulluar Astana e një më shumë se Dinamo e Zagrebit. Grupin Plzeni, tashmë i kualifikuar, më 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco