Koncert dhe pije falas para ndeshjes me Shqipërinë, moldavët përgatiten për festë

Koncert dhe pije falas para ndeshjes me Shqipërinë, moldavët përgatiten për festë

12:20, 16/11/2023

Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë në takimin që do të luhet nesër në orën 18:00.

Kombëtarja moldave po garon për një biletë në Europian, si kurrë më parë në histori.

Moldavia renditet në vendin e katërt në Grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhoos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.

Ndërkohë, Federata Moldave e Futbollit ka njoftuar tifozët se hyrja në stadium do të nisë rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes teksa do të shpërndahen rreth 1000 pije falas për tifozët.

Ndërkohë që të pranishmit në “Stadionul Zimbru” do të shijojnë edhe një koncert muzikor që do të nisë rreth 1 orë e gjysmë përpara ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco