Rodri hedh ‘kunj’ për ‘Topin e Artë’: Botërori një muaj është, Haaland theu çdo rekord

Rodri hedh ‘kunj’ për ‘Topin e Artë’: Botërori një muaj është, Haaland theu çdo rekord

10:34, 16/11/2023

Rodri ka filluar sezonin e pestë me Manchester Cityn. I fundit ishte më i bukuri, me mesfushorin spanjoll që fitoi tripletën. Madje duke shënuar golin e fitores në finalen e Champions League kundër Interit.

27-vjeçari i është përgjigjur Diego Simeones, ish-trajnerit të tij tek Atletico Madrid në lidhje me idenë që në ishull mbrohet shumë pak sipas argjentinasit.

“Nuk jam dakord me Simeonen, por edhe mund të ketë të drejtë. Jo të gjithë skuadrat luajnë njësoj, por unë e garantoj se te City në çdo ndeshje mbrojmë të gjithë gjatë 90 minutave.

Ndoshta të tjerët luajnë më hapur dhe lënë më shumë hapësira. Në përgjithësi, mendoj se Premier League është e fortë, mbrojtëse dhe e ashpër”, thekson Rodri, i cili ka një koment edhe për “Topin e Artë”, që u fitua nga Lionel Messi për herë të tetë si askush tjetër, që iu fal triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën për t’ia dalë përballë Erling Haaland.

“Unë përjetova një vit të jashtëzakonshëm, ky është shpërblimi im. Mendohem të qëndroj me këmbë në tokë, kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja.

Messi apo Haaland? E vështirë të përgjigjesh… Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm, është e vërtetë dhe nuk ka dyshime për këtë. Por përfshin një muaj të një sezoni prej 7-8 muajsh.

Erling është një djalë që theu të gjithë rekordet e golave në sezonin e tij të parë me ne, nuk duhet harruar ky fakt. Gjithashtu ai fitoi gjithçka që mund të fitohej.

Nuk mund ta ndaj dot unë se kush duhej ta fitonte ‘Topin e Artë’, por ai është shoku im i skuadrës dhe do të kisha dashur që të kishte fituar Erling”, deklaroi Rodri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco