Ronaldo e donte tek Al-Nassr, Marcelo zgjodhi Fluminensen/ U bë lojtari i 14-të që fiton Champions+Libertadores

Ronaldo e donte tek Al-Nassr, Marcelo zgjodhi Fluminensen/ U bë lojtari i 14-të që fiton Champions+Libertadores

09:19, 16/11/2023

Marcelo u rikthye gjatë muajit shkurt te Fluminense, skuadra ku u rrit dhe u bë futbollist profesionist.

Mbrojtësi i majtë i dha fund aventurës europiane pas 16 vitesh.

Cristiano Ronaldo tentoi ta bindte për t’u transferuar në Arabinë Saudite, aty ku e pritnin milionat.

Por 35-vjeçari dëgjoi zemrën dhe riveshi sërish fanellën e Fluminenses së tij të dashur.

Dhe pak ditë më parë realizoi një ëndërr të kahershme, duke fituar Kupën Libertadores pas suksesit dramatik në finalen e zjarrtë kundër Boca Juniors.

Kompeticion që ai dhe Fluminense nuk e kishin shijuar kurrë më parë.

Edhe pse ka fituar pesë herë Champions League me Realin e Madridit, Marcelo theksoi se ky ishte trofeu më i bukur i karrierës.

“Te Reali duhet të më kuptojnë: ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë, sepse e fitova me klubin ku jam rritur.

Champions apo Libertadores? Sigurisht që kjo e dyta. Nuk ka çmim dhe ndjesi më emocionuese për mua”.

Braziliani i është rikthyer pistës Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos, mikut të tij të vjetër.

Portugezi e donte sërish shok skuadre në Arabi, por Marcelo bëri një zgjedhje romantike.

“Ne folëm me njëri-tjetrin disa kohë më parë. Kisha oferta, por e kisha të nevojshme të kthehesha këtu, në Brazil, te rrënjët e mia. Diçka brenda vetes më thoshte se duhej të kthehesha të Fluminense”, u shpreh Marcelo.

I cili u shndërrua në futbollistin e 14-të që ka fituar Championsi + Libertadores. Përpara tij ja kanë dalë emrat e mëposhtëm:

Dida (Milan/Cruzeiro)

Cafu (Milan/San Paolo)

Carlos Tevez (Manchester United/Boca Juniors)

Juan Pablo Sorin (Juventus/River Plate)

Walter Samuel (Inter/Boca Juniors)

Roque Junior (Milan/Palmeiras)

Danilo (Real Madrid/Santos)

Ronaldinho (Barcelona/Atletico Mineiro)

Neymar (Barcelona/Santos)

Rafinha (Bayern Munchen/Flamengo)

Ramires (Chelsea/Palmeiras)

David Luiz (Chelsea/Flamengo)

Julián Alvarez (Manchester City/River Plate)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco