Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Milanit

Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Milanit

10:30, 13/11/2023

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Aldo Bet, ish-mbrojtësi i Milanit.

Bet zhvilloi 7 sezone me kuqezinjtë (74’-81’), duke zhvilluar në total 144 ndeshje.

Gjatë aventurës me “Djallin”, Bet fitoi një titull dhe një Kupë Italisë.

Image

Titulli i fituar në sezonin 78’-79’ rezultoi me yllin e parë në fanellën e Milanit.

Bet e nisi karrierën tek Interi, por qëndroi vetëm një sezon si zikaltër.

Më pas erdhi kalimi te Roma me kërkesë të Herreras, ish-teknikut legjendar të Interit.

Në kryeqytet qëndroi pesë vite. Më pas një sezon si pjesë e Hellas Verona dhe transferimi te Milani, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco