Vedat Muriqi ka shënuar gol për t’i dhënë avantazhin Mallorcas ndaj Barcelonës.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e tetë për rezultatin 1-0.
Për Muriqin ishte ky goli i tij i tretë në këtë sezon në La Liga.
⚽️ 🇪🇸 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Mallorca 1-0 Barcelona | Vedat Muriqipic.twitter.com/3QuVxubDNG
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 26, 2023
29-vjeçari dardan e ka filluar mirë këtë sezon në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca), ku që në takimet e para po tregohet protagonist.
Muriqi, në edicionin që kaloi i dha një dorë të madhe skuadrës në arritjen e objektivit mbijetesë. 15 gola dhe 3 asiste nuk janë pak për një ekip jo me pritshmëri të mëdha siç është Mallorca.
Sa i takon paraqitjeve me Kosovën (kualifikuese, shtator), lojtari shënoi 2 herë ndaj Zvicrës, ndërsa ndaj Rumanisë nuk ishte nata e tij, pasi sfida e Bukureshtit përfundoi pas vetëm 45 minutash për të, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: