Harry Kane futet në rekordet e Bundesligës

Harry Kane futet në rekordet e Bundesligës

21:32, 23/09/2023

Harry Kane ka hyrë në librin e rekordeve këtë të shtunë pas tregolëshit të shënuar ndaj Bochum, duke u bërë lojtari i parë që shënon gjashtë ose me shumë gola në pesë ndeshjet e para në Bundesligë.

Sulmuesi anglez me tre golat e shënuar e çoi në shtatë numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit gjerman.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola në pesë ndeshjet e para në ligë për Bayernin.

Bvarezët morën avantazhin vetëm katër minuta sapo filloi ndeshja përmes Eric Choupo-Moting, para se Kane të shënojë golin e tij të parë në këtë ndeshje.

Matthijs De Ligt dhe Leroy Sane shënuan golat e tyre, teksa Kane përsëri u shfaq në skenë ku shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 5-0.

Para se ai të kompletojë tripletën e tij dhe golin e shtatë për ekipin gjerman, ishte Mathys Tel që shënoi golin e gjashtë.

Kane la shenjë edhe në fitoren e Bayern me rezultat 4-3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, duke lënë të nënkuptojmë se ai ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje.

Anglezi është përfshirë direkt në dhjetë gola në Bundesligën gjermane, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë tri asistime.

Lojtari i vetëm që ka arritur këto shifra në pesë ndeshjet e tij të para në ligë që nga viti 2004, ishte Erling Haaland.

Ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë ajo ndaj Preussen Muenster në Kupën e Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco