Giroud rikthehet në stërvitje me Milanin, është gati për derbin me Interin

Giroud rikthehet në stërvitje me Milanin, është gati për derbin me Interin

18:34, 14/09/2023

Olivier Giroud është rikthyer sot në stërvitje me Milanin, dy ditë para derbit kundër Interit.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Calciomercato.com”.

Një lajm i mirë për Piolin, i cili mund të mbështetet te sulmuesi francez.

Ai e ka nisur sezonin në formë të mirë, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asist në tre ndeshjet e para.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, Pier Kalulu nuk është në dispozicion të grupit dhe shumë shpejt do të bëjë disa analiza mjekësore për të ekzaminuar dëmtimin e muskujve që ai pësoi në fillim të kësaj jave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco