Tirana merr kreun e Superiores, Skënderbeu pëson humbjen e parë

Tirana merr kreun e Superiores, Skënderbeu pëson humbjen e parë

17:13, 14/09/2023

Tirana fitoi me përmbysje në përballjen e javës së tretë të Superiores 3-1 ndaj Skënderbeut.

Bardheblutë morën fitoren e dytë këtë edicion dhe ngjiten në vendin e parë të Superiores në kuotën e 7 pikëve.

Ndonëse korçarët shënuan të parët me Nikajn, Tirana ia doli që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Kainas, i cili pak pa u mbyllur pjesa e parë vendosi ekuilibrin.

Në pjesën e dytë ai që ktheu rezultatin ishte 19-vjeçari Klevi Qefalija.

11 minuta pasi u aktivizua, mesfushori bardheblu arriti që të shënonte të dytin për Tiranën. Por nuk u mbyll me kaq.

Në minutën e tetë shtesë Florent Hasani sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Skënderbeu pëson humbjen e parë në këtë edicion, teksa ndalet pas dy fitoresh radhazi, por mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit me 6 pikë.

Pavarësisht kësaj humbjeje, juglindorët treguan edhe ndaj bardhebluve se kanë potencial për të bërë mirë.

Tirana do të luajë javën e ardhshme me Kukësin në transfertë, ndërkohë që Skënderbeu, në anën tjetër, do të vizitojë Durrësin për t’u ndeshur me Teutën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco