Portugalia e sigurt drejt Euro 2024, Kroacia fiton me pesë gola

Portugalia e sigurt drejt Euro 2024, Kroacia fiton me pesë gola

22:51, 08/09/2023

 

Portugalia ecën e sigurt drejt Euro 2024 teksa luzitanët nuk gabuan në transfertë ndaj Sllovakisë duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1. Vendimtar për Portugalinë ishte goli i Bruno Fernandes në pjesën e parë të takimit. Mesfushori i Manchester United shënoi një gol mjaft të bukur teksa realizoi edhe pse në një kënd të prirët.

Pas këtij trepikëshi, Portugalia mban vendin e parë në grupin J duke e udhëhequr atë me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjesh. Në vendin e dytë renditet pikërish Sllovakia me 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Kroacia mposhti me rezultatin e thellë 5-0, Letoninë. Ballkanasit e zgjidhën ndëshjen që në pjesën e parë ku shënuan tre gola me (Petkovic, Ivanusec, Petkovic) ndërsa në fraksionin e dytë e thelluan fitoren edhe me dy gola të tjerë (Kramaric, Pasalic).

Pas kësaj fitoreje, Kroacia renditet në vendin e dytë në grupin D me shtatë pikë teksa ndjek Turqinë me 10 pikë, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Kroacia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco