Autori i golit të Çekisë: Turp që nuk morëm fitore ndaj Shqipërisë

Autori i golit të Çekisë: Turp që nuk morëm fitore ndaj Shqipërisë

13:01, 08/09/2023

Shqipëria doli me një pikë nga transferta çeke, aty ku golit të Vaçlav Çernit, iu përgjigj Bajrami me një supergol nga jashtë zone.

Por, pas ndeshjes, autori i golit të Çekisë u shpreh i zhgënjyer duke e konsideruar turp faktin që nuk kanë menaxhuar rezultatin.

Jeni të zhgënjyer për barazimin apo morët një pikë?

Jo, nuk morëm një pikë sepse është një turp i madh që nuk ditëm të menaxhojmë. Duhet të fajësojmë veten tonë.

Pse u barazua?

Nuk krijuam shumë. Krijuam më pak se sa donim dhe nuk ishim të rrezikshëm atëherë kur duhej të kërcënonim.

Çfarë nënkupton kërcënimi?

Ne donim t’i bënim gjërat më të thjeshta me treshen sulmuese. Kërkonim një top të gjatë për t’i kapur të hapur dhe më pas të luanim futboll, por nuk erdhi pasimi ose nuk ishte momenti.

Ishte Shqipëria cilësore apo performanca e juaj nuk ishte në nivelin e duhur?

Ishte bashkimi i të dyjave. Në fillim, e gjetëm mirë njëri-tjetrin. E dinim që do të ishte vështirë sepse ata janë të ashpër.

A ju sollën probleme humbjet e topit në mesfushë?

Çdo humbje është e rrezikshme dhe ata luanin për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco