Dëmtimi i Oliver Giroud shqetëson tifozët e Milanit, a do luajë në derbin me Interin?

Dëmtimi i Oliver Giroud shqetëson tifozët e Milanit, a do luajë në derbin me Interin?

12:37, 08/09/2023

Olivier Giroud u detyrua të largohej i dëmtuar nga ndeshja e Francës ndaj Irlandës në kualifikueset e Europianit.

Sulmuesi mori një goditje në kavilje dhe pas 25 minutash lojë, ai la fushën e blertë duke u larguar.

Pas ndeshjes, Giroud u është përgjigjur gazetarëve duke u shprehur se një dëmtim të tillë e ka marrë edhe në Champions kundër Napolit dhe prej muajsh nuk kishte ndjerë shqetësime, por dhimbja e mbrëmshme për të ishte e madhe.

“Bëra një lëvizje të çuditshme në të njëjtin kyç të këmbës ku kisha marrë një goditje në Champions League kundër Napolit nga Kim. Tani për tani kam një dobësi, por të menaxhueshme. Nuk kam pasur dhimbje prej javësh. Doja të vazhdoja, por kyçi i këmbës më tha ndal. Por tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar.

Nesër do të bëj disa analiza. Por, nuk jam shumë keq. Më vjen keq, sepse doja të luaja, por ishte më mirë të ndaloja. Derbi? Po po, mendoj se mund të luaj”, u shpreh Giroud.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco