VIDEO/ Mesi është i pandalshëm edhe me Argjentinën, i jep fitoren skuadrës me goditje dënimi

VIDEO/ Mesi është i pandalshëm edhe me Argjentinën, i jep fitoren skuadrës me goditje dënimi

11:35, 08/09/2023

Leo Mesi ka rilindur edhe një herë tjetër pas transferimit në MLS.

Ylli argjentinas ka shënuar rregullisht me Inter Majemin dhe të njëjtën formë, ai po arrin ta mbajë edhe me kombëtaren e Argjentinës.

Mesi ka shënuar në fitoren 1-0 që Argjentina ka arritur të marrë kundër Ekuadorit.

Në minutën e 78-të të takimit, ai ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi duke e çuar në rrjetë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Për Argjentinën, kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese për në Botërorin e ardhshëm, duke e nisur me këmbën e mbarë. Ndeshja e dytë, do të jetë ndaj Bolivisë në transfertë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco