Piolin nuk e tremb shorti i ‘ferrit’ në Champions: Jemi Milani, duhet të luftojmë

Piolin nuk e tremb shorti i ‘ferrit’ në Champions: Jemi Milani, duhet të luftojmë

10:30, 05/09/2023

Milani sot do të rikthehet në stërvitje. Sigurisht, pa 15 elementë që do t’u bashkohen kombëtareve përkatëse, por gjithsesi me shumë punë për të bërë, sepse pas 10 ditësh do të luhet derbi.

Një ndeshje historike, prej faktit se dy milanezë nuk kanë luajtur kurrë duke qenë kryesuese të kampionatit.

Lidhur me këtë fakt, por edhe shumë aspekte të tjera, Stefano Pioli ka bërë disa deklarata.

Si ka qenë rrugëtimi juaj si trajner i Milanit?

Shpresoj të kem ende shumë për të dhënë. Jam i lumtur me lojtarët e mi, klubin tim, tifozët e mi. Dua të kem kënaqësi me ta.

Në këto tri javë a ka qenë Milani juaj më i mirë?

Sigurisht që jam i kënaqur, sepse rritemi nga ndeshja në ndeshje, duke gjetur mekanizma që na lejojnë të kontrollojmë sfidat, të jemi të rrezikshëm dhe të vuajmë pak. Po përgatitesha për të zëvendësuar dy kartonët e verdhë, por është mënyra se si e vuajtëm që më pëlqeu skuadra. Kam kënaqësi kur shoh ekipin, por edhe e di se ka shumë për të bërë.

Mendoni se skuadra është rritur në karakter?

Po të kishim barazuar nuk do ta kishit thënë këtë. Synimi është të përputhim paraqitjen me rezultatin. Kemi shumë gjëra për të punuar, por tashmë kemi treguar që puna e verës ka qenë pozitive. Dhe për këtë isha deri diku i bindur.

Mund të bëni një bilanc të merkatos?

Ju jeni të zotë në dhënien e notave, por personalisht jam shumë i kënaqur me atë që ka bërë klubi, i cili gjithashtu ka ndjekur udhëzimet e mia. Ishte koha e duhur për të ndryshuar disa fytyra dhe mendoj se kemi marrë lojtarë të fortë. Joviç ishte pjesë e listës së sulmuesve që po ndiqnim. Ai ka cilësi dhe talent, mendoj se do të jetë në gjendje të bëjë mirë me ne. Vjen nga një sezon disi i vështirë, por do të jetë i etur dhe do të kërkojë shpagim me këtë skuadër.

Çfarë mendoni për shortin e Ligës së Kampioneve?

E mësuam kur ishim në aeroplan, komunikova menjëherë me lojtarët dhe më pëlqeu reagimi i tyre. Nuk pashë frikë, ankth, por pashë stimuj, emocione. Jemi Milani dhe duam të luftojmë.

Si do të përfundojë derbi?

Varet nga koha. Të gjitha ndeshjet janë provime për të kaluar. Do të jetë një test i vështirë, sepse përballë do të jetë një kundërshtar me vlerë shumë të lartë, por ne do të përgatitemi mirë. Më pas do të shohim nëse kemi mundur ta kalojmë edhe këtë provim. Sigurisht që do të ketë një ndalesë për kombëtaret në mes dhe do të kemi shumë pak kohë për ta përgatitur. Pas pushimit, është më mirë të përballemi me një lojë kaq të rëndësishme sesa një sfidë të rrezikshme nga pikëpamja e përqendrimit, ndaj jam i bindur se do t’i gjej djemtë të vendosur. Derbi vjen shumë shpejt, ka rivalitet dhe ambicie të madhe. Të dy duam të fitojmë yllin e dytë, do të jetë një mundësi për të matur veten, për t’u përplasur dhe për të bërë mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco