Tronditet bota e futbollit, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin

Tronditet bota e futbollit, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin

21:09, 04/09/2023

Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Panamasë është qëlluar për vdekje në qytetin e Colon.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish, mes tyre 26-vjeçari Gilberto Hernández, të cilët ishin mbledhur në një ndërtesë në qytet.

Hernández vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën në sulm.

Nuk dihet ende nëse futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Club Atlético Independiente, ka qenë objektivi i të shtënave, pasi në muajt e fundit ka nisur një luftë e egër mes dy bandave rivale për të kontrolluar trafikun e drogës.

Dy persona të armatosur detyruan një shofer taksie t'i çonte në një ndërtesë në lagjen Barrio Norte të qytetit dhe hapën zjarr ndaj grupit të mbledhur.

Gilberto Hernández kishte debutuar në kombëtaren panameze në mars të këtij viti në një ndeshje kundër Guatemalës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco