Capello 'thumbon' Mancini-n: Ka bërë një gabim shumë të madh që braktisi Italinë

Capello 'thumbon' Mancini-n: Ka bërë një gabim shumë të madh që braktisi Italinë

20:49, 04/09/2023

Fabio Capello nuk i kursen kritikat në adresë të Roberto Mancinit pasi ky i fundit zgjedhi ta vazhdonte karrierën si trajner i Arabisë Saudike duke braktisur Italinë.

Të dy kolegë dhe shumë të suksesshëm madje por debati i ditëve të fundit i ka ndarë dhe Capello është i qartë në këtë pikë duke e thumbuar Mancinin.

“Mancini ka bërë një gabim shumë të madh. Akuzoi presidentitn e federatës duke thënë se nuk kishte besimin e tij kur në të vërtetë do të ishte më mirë të kishte thënë se kishte marrë një ofertë shumë të mirë nga Arabia dhe ishte gati ta pranonte.

U fsheh pas fjalëve duke akuzuar Gravinën dhe federatën e gjithë stafin”, tha ish-trajneri.

Në vijim, Capello përqëndrohet te e tashmja dhe e ardhmja, duke nënvizuar se zgjedhja e Spalletit është lëvizja më e mirë e mundshme në një situatë të tillë kaq delikate.

“Jam i kënaqur sepse Italisë i duhej një njeri i tillë pak i çmendur dhe Spalleti është mjaftueshëm i tillë. Emocionet janë të mëdha por edhe dëshira e Spalletit për të bërë mirë. Ai është mësuar t’i çojë skuadra e tij sa më lart që të jetë e mundur dhe unë mendoj që kjo është një zgjedhje shumë e mirë e bërë nga kreu i federatës”, pohoi italiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco