Prezantohet Kepa, thotë fjalët e para si portier i Real Madridit

Prezantohet Kepa, thotë fjalët e para si portier i Real Madridit

17:02, 15/08/2023

Kepa Arrizabalaga është prezantuar sot te Real Madrid. “Los Blancos” siguruan akordin me Chelsean për huazimin e pastër të 28-vjeçarit bask, portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit si pasojë e transferimit nga Athletic Bilbao te blutë e Londrës për 80 milionë euro në gushtin e vitit 2018.

Dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtois riktheu spanjollët në merkato.

Dhe zgjidhja erdhi nga Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit në këtë sezon.

Gjatë prezantimit të tij përpara tifozëve të rinj, Kepa nuk i harroi tre të dëmtuarit: Arda Guler, Thibaut Courtois dhe Eder Militao.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që do të luaj me Realin e Madridit. Dua të them disa fjalë edhe për Arda, Thibaut dhe Eder. Të cilët po përballen me momentin më të vështirë në futboll.

Shpresoj që të rikuperohen sa më shpejt. Ata kanë mbështetjen time më të madhe, i përqafoj fort”, u shpreh portieri i ri i Real Madridit.

Gjatë aventurës në “Stamford Bridge”, Kepa fitoi Champions League, Europa League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco