Gary Neville: Manchester United nuk është për titull, City dhe Arsenali janë nivel tjetër

Gary Neville: Manchester United nuk është për titull, City dhe Arsenali janë nivel tjetër

16:16, 15/08/2023

Manchester United e nisi sezonin e ri në Premier League me fitoren 1-0 ndaj Wolves, sfidë që u vendos nga goli i francezit Raphael Varane.

“Djajtë e Kuq” synojnë rikthimin te titulli kampion, që në “Old Trafford” mungon prej vitit 2013.

Skuadra e Erik ten Hag është përforcuar shumë në merkato, por Gary Neville, ish-mbrojtësi i United, nuk e cilëson skuadrën e tij të zemrës si pjesë të garës për titullin kampion në ishull.

“Ka nga ata që janë të sigurt se Manchester United duhet të luftojë për titullin. Duke parë nivelin e Arsenalit dhe sa mirë ka bërë Manchester City, unë mendoj se nuk është reale të thuash se United do të garojë për kreun.

Vijoj të mendoj se vendi i tretë do të ishte si një trofe për skuadrën e Ten Hag, do ishte një sukses i madh. Por e kuptoj se nga vjen presioni për të fituar titullin. Pasi drejtuesit kanë shpenzuar pafund për të përforcuar skuadrën”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco