Një gabim katastrofik i arbitrit shpëtoi Manchester United, gjyqtari kërkoi falje për gabimin e madh

Një gabim katastrofik i arbitrit shpëtoi Manchester United, gjyqtari kërkoi falje për gabimin e madh

15:21, 15/08/2023

Lojtarët e Manchester United mundën me rezultatin 1-0 Wolverhampton në kuadër të javës së parë të Premierligës angleze, ndërsa ndeshja u shënua edhe nga një situatë në kohën shtesë kur nuk u akordua një penallti e pastër për mysafirët.

Në tentativë për të arritur topin, portieri i Manchester United, Andre Onana, mesa duket ka shkaktuar faull ndaj Sasa Kalajdzic, por nuk ka pasur penallti.

Gabimi i arbitrit Simon Hooper dhe ekipit të VAR-it, të cilët nuk akorduan një penallti flagrante për Wolves në Old Trafford, bëri bujë të madhe, madje kreu i organizatës së arbitrave, Jon Moss, i kërkoi falje trajnerit të mysafirëve, Gary O'Neill.

“ Moss na kërkoi falje sepse nuk u akordua penallti. Falenderime për Jonin që tha se ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm, si dhe nuk mund ta besojë që arbitri në fushë nuk dha asgjë, si dhe që VAR-i nuk ndërhyri. Ndoshta më bëri të ndihem më keq, sepse kur e di se ke të drejtë, atëherë ndihesh më keq se nuk ke marrë asgjë. Mendoj se meritonim të paktën një pikë", tha trajneri i Wolverhampton, Gary O'Neil pas ndeshjes.

Ndryshe, rezultati sigurisht që nuk pasqyron atë që ndodhi në fushë, sepse mysafirët ishin më të rrezikshëm dhe një kundërshtar më i mirë, por Djajtë e Kuq ishin mjaft me fat që morën pikët maksimale.

Dënimi për mysafirët erdhi në minutën e 76-të. Aaron Wan-Bissaka kaloi topin në zonën e penalltisë dhe Raphael Varane u ngrit lart për të shënuar për Manchester 1-0.

Në raundin e radhës, Manchester United pret Tottenhamin, ndërsa Wolverhampton pret Brighton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco