Ibraimi protagonist, Struga hedh një hap të madh drejt kualifikimit në Play Off

Ibraimi protagonist, Struga hedh një hap të madh drejt kualifikimit në Play Off

19:35, 10/08/2023

 

Struga e Shpëtim Duros ka mposhtur 3-1 Swift Hesperange në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League dhe falë këtij suksesi hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e Play Off-it.

Protagonisti absolut I kampionëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë veterani Besart Ibraimi, që ka realizuar një tregolësh.

Sulmuesi ka zhbllokuar sfidën, pasi ka përfituar nga një gabim I portierit mik dhe në fund të pjesës së parë ka shënuar edhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë ngushtojnë rezultatin sapo nis pjesa e dytë, por është sërish Ibraimi që gjen rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë personal, që vulos fitoren 3-1 të Strugës në aktin e parë të kësaj përballjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco