Kane largohet për në Mynih, Tottenham hedh sytë te rivalët e përjetshëm

Kane largohet për në Mynih, Tottenham hedh sytë te rivalët e përjetshëm

19:20, 10/08/2023

 

Kalimi i Harry Kane te Bayern Munchen është më pranë finalizimit se kurrë. Tottenham Hotspur ka pranuar ofertën prej 110 milionë euro të bavarezëve për sulmuesin dhe tashmë mungon vetëm aprovimi i këtij të fundit.

Tashmë skuadra londineze do të hidhet menjëherë në tregun e transferimeve për një qendërsulmues. Siç raportojnë mediat, në listën e Tottenham është shtuar dhe emri i Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg duket se nuk do të transferohet te Juventusi këtë verë dhe është jashtë planeve të Chelsea. Gjithashtu, në listën e Spurs është dhe sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco