Zyrtarizohet largimi i Mehmetit, një epokë e re nis për Dinamon

Zyrtarizohet largimi i Mehmetit, një epokë e re nis për Dinamon

13:02, 01/08/2023

 

Tashmë është zyrtare: Dritan Mehmeti nuk është më trajner i Dinamos. Klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me teknikun që riktheu skuadrën në Superiore. Një erë e re pritet në nisë për “blutë” dhe në orët në vijim pritet që të zyrtarizohet trajneri i ri që do të jetë Luixhi di Biaxho.

Ndërkohë që skuadra do të niset drejt Italisë për të nisur një fazë përgatitore nën drejtimin e teknikut të ri.

“FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti.

Në përfundim të fazës përgatitore në Pogradec, drejtuesit dhe trajneri kanë zhvilluar një bisedë ku në përfundim të së cilës palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Klubi blu e falenderon teknikun Mehmeti për kontributin e dhënë në rikthimin e skuadrës në “Abissnet Superiore” dhe i uron suksese në vazhdimësi”, shkruhet në njoftimin e klubit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco