Guardiola: Arabia nuk do të ndalet, jam i bindur se…

Guardiola: Arabia nuk do të ndalet, jam i bindur se…

20:22, 29/07/2023

 

Arabia Saudite po shkaterron merkaton europiane. Shumë e shumë lojtarë po kalojnë në Ligën Saudite, të tërhequr nga ofertat faraonike dhe, për disa, të domosdoshme.

Një trend që ishte i parashikueshëm pas transferimit të Cristiano Ronaldos dhe që është i destinuar të zgjasë në kohë. E ka te qarte dhe eshte i bindur Pep Guardiolës, trajneri fitues i Manchester Cityt, i cili e trajtoi këtë çështje në konferencën për shtyp:

“Arabia Saudite ka ndryshuar merkaton. Disa muaj më parë, kur Cristiano Ronaldo ishte ylli i vetëm në Ligën Saudite, askush nuk mendonte se kaq shumë lojtarë top mund të lëviznin atje.

Por jam i bindur se në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë, klubet duhet të jenë të vetëdijshme për atë që po ndodh. Ne e pamë me Mahrez: ai mori një ofertë të jashtëzakonshme dhe ne nuk mund ta refuzonim atë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco