Do vetëm Interin, Sommer nuk stërvitet me Bayernin e Mynihut

Do vetëm Interin, Sommer nuk stërvitet me Bayernin e Mynihut

22:45, 24/07/2023

 

Vazhdon telenovela Yann Sommer. Portieri kërkon vetëm Interin dhe po bën të pamundurën që të bindë Bayernin e Mynihut që ta lejojë që të transferohet në Milano.

Pasi mungoi në miqësoren e një jave më parë ndaj Rottach-Egern, mbrojtësi ekstrem është grumbulluar për turneun aziatik të bavarezëve, por nuk është stërvitur para se të nisej në Japoni me skuadrën.

Një mesazh i fortë dhe i qartë për klubin gjerman nga ana e lojtarit, që këmbëngul që të largohet nga Gjermania para mesit të gushtit pavarësisht gjendjes së Manuel Neuer.

Interi po punon që të bindë Bayernin që të arrijnë një marrëveshje për transferimin e portierit në Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco