Njihuni me rivalët e Partizanit në Conference League

Njihuni me rivalët e Partizanit në Conference League

17:12, 24/07/2023

 

Rivalët e Partizanit në turin e dytë të Conference League janë një skuadër modeste, që të paktën në letër “të kuqtë” e kryeqytetit duhet ta kalojnë pa problem.

Atlètic Club d’Escaldes është një klub nga Andorra, që është themeluar në vitin 2002. Në vitet e fundit klubi ka arritur që të dominojë skenën futbollistike në vend, pasi në sezonin 2021-2022 Atlètic Club d’Escaldes fitoi Kupën e Androrrës, ndërsa sezonin e kaluar (2022-2023) skuadra arriti që të fitojë titullin kampion.

Në debutimin e tyre në Europë në sezonin 2022-2023, Atlètic Club d’Escaldes u eliminua në turin e parë të Conference League nga maltezët e Gżira United, ndërsa këtë edicion u eliminuan nga malazezët e Budućnost Podgorica në turin e parë të Champions League.

Sulmuesi francez Guillaume Lopez është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës dhe me vlerën më të lartë të kartonin në treg. Sezonin e kaluar Lopez shënoi 15 gola në kampionat dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në Andorrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco