Osimhen: Nuk ka ekip më të mirë se Napoli për mua, dua të vazhdoj të fitoj trofe të tjerë

Osimhen: Nuk ka ekip më të mirë se Napoli për mua, dua të vazhdoj të fitoj trofe të tjerë

11:15, 03/07/2023

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, ka dhënë një intervistë për “Soccernet.ng”.

Ai është shprehur se pas titullit dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe të tjerë.

“Të fitonim titullin ishte e rëndësishme, ashtu siç do të jetë e rëndësishme të fitoj trofe të tjerë. Jam krenar që jam kampion i Italisë. Tani jam i varur nga trofetë, mezi pres për sezonin e ardhshëm të përpiqemi të fitojmë tituj të rinj”.

Përsa i përket thashethemeve për t’u transferuar në një klub tjetër të ardhmen, Osimhen është shprehur se Napoli është vendi i duhur për të.

“Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur pas futbollit, si asnjë napolitan. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Ardhja këtu ishte zgjedhja e duhur. Nuk kishte vend më të mirë se ky për mua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco