Gjobitet me 1 milionë euro Neymar, ndërtoi një liqen artificial në vilë

Gjobitet me 1 milionë euro Neymar, ndërtoi një liqen artificial në vilë

13:28, 28/06/2023

Luksi i shfrenuar në të cilin jetojnë futbollistët, sidomos ato më të mëdhenj, si të kalibrit të Neymar, shpesh bëjnë që kapriçot e tyre të prekin shumë interesa dhe të shkaktojnë edhe dëme.

Dhe pikërisht kapriço e tij e fundit ka bërë që në fund ajo t’i kushtojë 1 milion euro.

Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Neymar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Zhaneiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.

Kërkesa është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpi dhe pasi janë përballur edhe me të atin e Neymarit, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe.

Madje, tani Neymar, me shumë mundësi, do i duhet të kthejë gjithçka siç ishte më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco