Situata e De Ketelaere, agjenti i lojtarit i jep fund thashethemeve për të ardhmen

Situata e De Ketelaere, agjenti i lojtarit i jep fund thashethemeve për të ardhmen

19:31, 20/06/2023

 

Sezoni i parë ishte një dështim total, por Charles De Ketelaere i dërgon një mesazh të qartë tifozëve të Milanit se nuk do të dorëzohet, por do të bëjë gjithçka për të treguar veten e tij. Këtë gjë e bën përmes agjentit të tij Tom De Mul, i cili për mediat belge foli më shumë mbi të ardhmen e klientit të tij.

“Milani beson ende 100% te Charles. Paolo Maldini ishte një mbështetës i madh i Charles, por edhe pasuesi i tij Moncada, ishte personi që e ndihmoi për të arritur transferimin e tij te Milani.

Charles e di që të gjithë janë duke e gjykuar sepse ishte transferimi më i madh i Milanit dhe nuk doli kështu. Megjithatë, ai është i bindur se mund të bëjë shumë më mirë. Njësoj si ne, ai e di se i ka të gjitha cilësitë për të pasur sukses me Milanin”, tha ndër të tjera agjenti i Charles De Ketelaere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco