Po punohet për largimin e Alex Sandros, Juventus gjen zëvendësuesin në LaLiga

Po punohet për largimin e Alex Sandros, Juventus gjen zëvendësuesin në LaLiga

15:33, 16/06/2023

 

Largimi i Alex Sandros në fund të këtij sezoni duket se është i pashmangshëm. Edhe pse kontrata e mbrojtësit brazilian u rinovua automatikisht edhe për një vit tjetër, Juventusi po punon për ndërprerjen e saj.

Me lënjen bosh të krahut të majtë të mbrojtjes, bardhezinjtë duhet të mendojnë seriozisht për një zëvendësues. Sipas italianes “Calciomercato”, një nga alternativat më të mundshme për të zëvendësuar Alex Sandron është Marcos Acuna.

Kampioni i Botës me Argjentinën po mendon për një aventurë të re dhe së fundmi thuhet se ka trokitur në dyert e Juventusit. Kontrata e mbrojtësit 31-vjeçar me Sevillan skadon në qershor të vitit 2025.

Për të arritur te shërbimet e Acuna, Juventus duhet të paguajë të paktën 7-8 milionë euro ndaj 7 herë kampionëve të Europa Leagues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco