FOTO/ Formacioni më i mirë i Championsit, City dominon me shtatë lojtarë

FOTO/ Formacioni më i mirë i Championsit, City dominon me shtatë lojtarë

19:35, 11/06/2023

 

Më pak se 24 orë pas shpalljes së Manchester City-t kampion i kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champions League, Paneli i Vëzhguesve teknikë të UEFA-s ka zgjedhur formacionin më të mirë të këtij sezoni.

Është normale që skuadra fituese, në këtë rast Manchester City, të ketë më shumë përfaqësueses në këtë formacion se çdo skuadër tjetër.

Në fakt, formacioni dominohet nga “qytetarët”, që kanë shtatë lojtarë në 11-shen më të mirë.

Në mbrojtje janë Ruben Diaz dhe Kyle Walker, mesfusha është e tëra e pushtuar nga të besuarit e Guardiolës: Stones, Rodri dhe De Bruyne, ndërsa në sulm janë përfshirë Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

Interi, skuadra finaliste, ka në këtë formacion dy lojtarë të mbrojtjes, Bastonin dhe Dimarcon.

Dy lojtarët e mbetur në këtë 11-she janë pjesë e Realit të Madridit: portieri Courtois dhe sulmuesi brazilian, Vinicius Junior.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco