MotoGP/ Bagnaia dominon fundjavën ku u vendos rekordi botëror i shpejtësisë

MotoGP/ Bagnaia dominon fundjavën ku u vendos rekordi botëror i shpejtësisë

18:03, 11/06/2023

Francesco Bagnaia dominoi Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP, në fundjavën ku u vendos edhe rekordi botëror i shpejtësisë.

Piloti italian i Ducati, kampion bote në fuqi, fitoi garën sprint të së shtunës dhe garën e së dielës, duke krijuar një shkëputje në renditjen e përgjitshme të MotoGP. Tashmë, Bagnaia kryeson me 21 pikë diferencë ndaj Marco Bezzechi dhe 24 ndaj Jorge Martin.

Ndërkohë, të shtunën, Brad Binder me motorin KTM vendosi një rekord të ri shpejtësie maksimale në MotoGP. Piloti afrikano-jugor regjistroi shpejtësinë 366,1 km/h, shpejtësi që nuk ishte arritur kurrë më parë nga një motor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco