Ardit Boriçi rikthehet në ring, talenti shqiptar sfidon boksierin italian

Ardit Boriçi rikthehet në ring, talenti shqiptar sfidon boksierin italian

16:57, 11/06/2023

Boksieri i talentuar shqiptar, Ardit Boriçi, do të ngjitet sërish në ring. 23 vjeçari durrsak, i cili konsiderohet si e ardhmja premtuese e boksit shqiptar, me datë 23 qershor do të marrë pjesë në aktivitetin “Stallions On The Ring” tek Kodra e Kuajve në Durrës, ku do zhvillohen ndeshje në boks olimpik, boks profesionist, dhe kickboks.  Ndeshja e Boriçit do jetë njëkohësisht edhe ndeshja kryesore e natës. Talenti shqiptar garon në peshën e lehtë deri në 61 kg. Kundërshtari i tij në këtë përballje do të jetë Pietro Caputo nga Italia.

Boksieri italian numëron 3 ndeshje si profesionist, nga të cilat ka fituar 2 me “KO” dhe ka humbur 1. Të dy boksierën do të ballafaqohem me njëri-tjetrin në një duel me 6 raunde. Shpresat e boksierit shqiptar për të triumfuar nw kwtw ndeshje janë të mëdha. 

Image

“Jam përgatitur prej kohësh për këtë sfidë dhe tani jemi në fazën finale të stërvitjes. Gjithccka ka shkuar në mënyrë më të mirë të mundshme. Italiani është një boksier shumë i fortë, por ne i kemi studiuar pikat e tij të dobëta. Ju premtoj që do të jap maksimumin tim për të fituar përballë tij. Nuk kam ndërmend të ndalem tani, pasi objektivi im është të ngjitem në shkallët më të lartë të boksit oprofesionit”.

Ardit Boriçi e ka nisur karrierën e tij në Francë, ku vazhdon te jete rezident edhe tani. Në këtë vend ai për disa vite ishte pjesë e boksit amator. Ndërkohë që në Shqipëri është shpallur fitues i disa aktiviteve të boksit. Debutimin në boksin profesionist durrsaku Boriçi e bëri në moshën 21-vjeçare dhe që atëherë njeh vetëm fitore. Boriçi aktualisht përfaqëson ekipin e Teutës në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco