Fitimi i tripletës, ja sa para arkëtoi Manchester City këtë sezon

Fitimi i tripletës, ja sa para arkëtoi Manchester City këtë sezon

15:52, 11/06/2023

Me fitimin e Champions League, Manchester City arriti kurorën e trefishtë këtë sezon dhe përveç trofeve në vitrinat e klubit, edhe llogaritë bankare të qytetarëve do të jenë shumë më të pasura.

Përveç Champions, Manchester City këtë sezon fitoi edhe Premier League dhe FA Cup.

“Qytetarët” morën më së shumti para për fitimin e Premier League, rreth 190 milionë euro, ndërsa 135 milionë për triumfin e mbrëmshëm në Champions League. Fitimi i FA Cup ishte 4.5 milionë euro.

Kjo do të thotë se City deri më tani ka arkëtuar 329.5 milionë euro dhe falë triumfit ndaj Interit, City do të mund të arkëtojë edhe 58 milionë euro të tjera, duke qenë se edhe çmimi për fitimin e Kampionatit Botëror për Klube është kaq.

Duke qenë se City është favorit absolut për ta fituar, fitimet e tyre totale shkojnë në rreth 400 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco