Conference League është një burim fitimesh, ja shpërblimi që marrin skuadrat shqiptare

Conference League është një burim fitimesh, ja shpërblimi që marrin skuadrat shqiptare

14:53, 11/06/2023

Një skuadër që merr pjesë në turin e parë kualifikues të Europa Conference League përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrje dhe 150 mijë euro për eliminimin nga turi i parë. Nëse eliminohet në turin e dytë, bonusi shkon 100 mijë euro + 350 mijë euro, në turin e tretë 100 mijë + 550 mijë euro dhe braktisja e Europës në “play off”, 100 mijë + 750 mijë euro. Kualifikimi në grup vlen 2.94 milionë euro.

DËNIMET – Të gjithë të dënuarit e Tiranës mund të luajnë në Europë. Është ky lajmi më i fundit nga kampi bardheblu. Mësohet se drejtuesit e Tiranës kanë pyetur nëse dënimet mbarten në Europë dhe përgjigja ka qenë jo. Të gjithë lojtarët do të luajnë në Europë, paçka dënimit që kanë.

Mund të rrezikojë vetëm Visar Bekaj, i cili e ka dënimin më të rëndë. Gjithsesi, apeli pritet të bëjë punën e vet, ndërsa portieri që ka firmosur në Turqi është grumbulluar nga kombëtarja kosovare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco