Si e përjetoi Guardiola rastin e Lautaro-s: Shihni momentin më komik të finales

Si e përjetoi Guardiola rastin e Lautaro-s: Shihni momentin më komik të finales

14:32, 11/06/2023

Pep Guardiola me Manchester Cityn e tij mbrëmë fituan titullin e kampionit të Evropës dhe në finalen e Stambollit realizoi një nga momentet më komike që kemi parë këtë sezon në Champions League.

Guardiola me shumë vështirësi arriti titullin e tretë në Champions League në ndeshjen në të cilën City i tij fitoi 1-0 ndaj Interit. Gjërat mund të kishin shkuar në drejtim të kundërt nëse situata në minutën e 58-të do të përfundonte ndryshe.

Kështu, në atë rast Lautaro Martinez doli i vetëm ndaj portierit Ederson në krahun e majtë. Ai ishte kishte mundësi t’ia pasonte topin Romelu Lukakut, por u tregua egosit, duke humbur një shans të artë për të shënuar.

 

 

Për shkak të lëvizjes së tij, shumë njerëz filluan ta kritikonin në rrjetet sociale, ndërsa ai ka pësuar edhe ankesa nga bashkëlojtarët në fushë. Megjithatë, mundësia u humb.

Reagimi i Pep Guardiolas tregon më së miri se sa e rëndë ishtesituata. Specialisti spanjoll kapi kokën, dhe më pas ra në gjunjë, ndërsa Lautaro eci i vetëm drejt Edersonit në krahun e majtë.

 

 

Guardiola besonte se Lautaro do të shënonte, por kjo nuk ndodhi për fatin e mirë të skuadrës së tij.

Për ekspertin spanjoll, sigurisht që nuk do të ishte qesharake apo interesante nëse sulmuesi argjentinas do të ishte vetëmohues apo preciz. Në këtë mënyrë ai vetëm pastroi gjurmët e sipërfaqes së barit që i kishte mbetur në pantallona dhe vazhdoi të shikonte ndeshjen, e cila, siç do të rezultonte më vonë, përfundon në një mënyrë ideale për të dhe ekipin e tij.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco