VIDEO/ Goli i Shaqirit nuk mjafton, një armen realizon një perlë në MLS

VIDEO/ Goli i Shaqirit nuk mjafton, një armen realizon një perlë në MLS

14:11, 11/06/2023

Xherdan Shaqiri gjeti golin e parë sezonal në MLS, por që nuk i mjaftoi Chicago Fire për të evituar humbjen 1-2 ndaj Columbus Crew.

Sulmuesi nga Gjilani, tundi rrjetën kundërshtare dy minuta përpara fundit. 31-vjeçari shfrytëzoi një top nga krahu i majtë dhe goditi menjëherë. Duke e dërguar në portë dhe duke barazuar rezultatin.

 

 

Por skuadra udhëtuese realizoi një gol të pabesueshëm në minutat shtesë. Duke përfituar edhe nga dalja e portierit Spencer Richey.

Armeni Lucas Zelarayan “shpiku” një goditje fantastike nga mesi i fushës, duke befasuar vendasit dhe duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të arta dhe emocionuese në transfertë.

Chicago Fire, skuadër ku Shaqiri (numëron edhe 3 asiste gjatë këtij edicioni) luan prej shkurtit të vitit të kaluar, renditet në vendin e parafundit në kampionatin amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco