Premier League/ Casemiro afron United me Championsin, Liverpooli ngec në ‘Anfield’

Premier League/ Casemiro afron United me Championsin, Liverpooli ngec në ‘Anfield’

18:31, 20/05/2023

Fiton Manchester United, barazon Liverpooli në Premier League.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1 kundër Bournemouth, sukses që erdhi falë golit të brazilianit Casemiro në minutën e nëntë.

69 pikë për skuadrën e Erik Ten Hag, që mjafton të marrë një pikë në dy takimet e mbetura për t’u kualifikuar zyrtarisht në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, “The Reds” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Aston Villës.

Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh me anë të Jacob Ramsey (27’), teksa 5 minuta më parë kishte humbur një penallti (Watkins).

Cody Gakpo gjeti rrjetën në minutën e 55-të, por VAR-i e anuloi. Goli i barazimit erdhi nga Roberto Firmino (90’).

Dhjetë minuta shtesë u akorduan, por vrulli i Liverpoolit, i shtyrë edhe nga atmosfera elektrizuese në “Anfield”, nuk solli golin e fitores.

Në barazim përfunduan edhe dy takimet e tjera: Wolves-Everton 1-1 dhe Fulham-Crystal Palace 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco